Policia bën bilancin e muajit prill: 90 operacione të finalizuara, 571 persona në pranga (VIDEO)

3 Maj 2026 | 14:06

Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat mbi punën e saj gjatë muajit prill, duke paraqitur një bilanc të gjerë të operacioneve dhe rezultateve në luftën kundër kriminalitetit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij muaji janë finalizuar 90 operacione policore, 13 prej të cilave kanë pasur si fokus lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të këtyre operacioneve, janë vënë në pranga 571 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, janë zbardhur 14 ngjarje kriminale dhe janë parandaluar 17 raste të tjera.

Gjatë muajit prill, Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe materialesh të rrezikshme, përfshirë 33 armë zjarri, 5 armë gjahu/sportive, si dhe silenciator, granata, municion luftarak, lëndë eksplozive, lëndë djegëse, veshje dhe mjete pune të ngjashme me ato të Policisë.

Në luftën kundër narkotikëve, janë sekuestruar rreth 10 kilogramë kanabis, mbi 2000 fara kanabisi, 1.5 kilogramë kokainë, si dhe tableta MDMA. Po ashtu, është bërë asgjësimi i një numri të konsiderueshëm fidanësh narkotikë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë goditur 15 raste, që përfshijnë mashtrim kompjuterik (call center), kontrabandim mallrash, falsifikim dokumentesh dhe informalitet.

Po ashtu, janë finalizuar 13 operacione për zbardhjen e vjedhjeve dhe 12 operacione për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion. Ndërkohë, janë zhvilluar edhe 2 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Nga kontrollet e ushtruara, janë zbuluar 23 ambiente ku, në kundërshtim me ligjin, zhvilloheshin lojëra fati përmes kompjuterëve, makinave elektronike, tavolinave të pokerit dhe celularëve.

Gjithashtu, gjatë këtij muaji janë goditur 156 raste të ndërtimeve pa leje dhe 3 raste të ndotjes së ajrit.

Janë arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore 304 drejtues mjetesh nga të cilët 170 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 134 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur 93 645 masa administrative;

Shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan dhe goditën 40 raste të kalimit/tentativës për kalim të paligjshëm të kufijve; 5 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false; 13 raste të trafiqeve të paligjshme dhe 5 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte në mjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar. Raportohet se ai po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat....
18:34 | 11/07/2026

Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet

Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, është pritur nga kryeministri Edi Rama. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri teksa...
18:34 | 11/07/2026

Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit

Në kulmin e sezonit të verës, urgjencat po përballen me një tjetër pasojë të temperaturave të larta. Pickimet nga insektet po shtojnë numrin e pacientëve...
18:18 | 11/07/2026