Policia braziliane arreston bandën që planifikonte likuidimin e gjyqtarëve të lartë
Policia federale e Brazilit njoftoi sot se ka arrestuar pesë persona të dyshuar si anëtarë të një bande të krijuar për të vrarë dhe spiunuar ligjvënës dhe gjyqtarë të rangut të lartë.
Siç raportohet nga Reuters, duke cituar një burim të njohur me hetimin, banda u krijua nga një oficer ushtarak dhe disa civilë.
Dokumenti i sekuestruar nga policia, në të cilin agjencia kishte qasje, tregon se banda e përmendur quhej K4, që do të thotë “Komanda për gjueti të komunistëve, njerëzve të korruptuar dhe kriminelëve” .
Dokumenti tregon se banda kërkoi 38,000 euro për “shënjestrimin” e figurave të larta në gjyqësor dhe 23,000 euro për “shënjestrimin” e senatorëve.
Sipas dokumentit, organizata K4 ishte e pajisur me armë dhe eksplozivë dhe përdorte prostituta si karrem.
Reuters raporton se për momentin nuk dihet nëse banda ia doli vërtet të plagoste ndonjë zyrtar të lartë brazilian.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës