Policia e Shtetit zbulon masat e sigurisë për sezonin turistik

23 Qershor 2023 | 11:36

Zv. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga doli në një deklaratë për mediat për të raportuar masat e marra për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.

Në të gjitha pikat turistike, zonat muzeale, zonat bregdetare, zonat urbane e rurale, si dhe në pikat e kalimit kufitar, janë të planifikuar me shërbim 1700 punonjës të Policisë Rrugore, patrullave të përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Policisë Kriminale, policimit në komunitet, Policisë Kufitare, Policisë Alpine, Njësive të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Repartit Special RENEA, për t’iu shkuar në ndihmë turistëve të huaj, duke kryer edhe operacione kërkim-shpëtimi, tregoi Bizhga.

Ai shtoi se janë marrë masa efektive edhe në pikat e kalimit kufitar, për t’iu ofruar turistëve, vizitorëve e qytetarëve, në hyrje e në dalje, shërbim cilësor dhe për eliminimin e radhëve të gjata. Këto masa janë marrë në bashkëpunim me homologët e Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ndër të tjera, gjatë konferencës u fol dhe për sekuestrimin e mjeteve lunduese që operonin në kundërshtim me ligjin. Janë marrë masa edhe për goditjen e krimeve kufitare, në pikat e kalimit kufitar, në kufirin e gjelbër dhe në hapësirën detare.

“Duke marrë parasysh se përgjatë sezonit veror, në drejtim të vendit tonë ka dyndje të pushuesve nga e gjithë bota, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar me masa shtesë, me qëllim krijimin dhe garantimin e kushteve sa më të mira të sigurisë, për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, në zonat turistike, për të gjithë periudhën e sezonit turistik veror, në pikat e kalimit kufitar dhe në akset kryesore rrugore, për qarkullimin sa më normal të automjeteve, për parandalimin e kriminalitetit në qendrat e banuara, për zbatimin e orarit të ndalimit të muzikës, si dhe për menaxhimin e zhurmave në qendrat urbane dhe në zonat turistike,” – u shpreh Bizhga.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026