Policia e Tiranës godet shpërndarësit e kokainës, 4 të arrestuar në operacionin “Zonat” (EMRAT)

13 Qershor 2026 | 11:14

Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e 4-t të operacionit të koduar “Zonat”, një aksion i gjerë kundër veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, konkretisht: 54-vjeçari Ilir Doda, 45-vjeçari Elger Spahiu, 48-vjeçari Florian Gjyzeli dhe 32-vjeçari Erjon Dani, të cilët dyshohet se ushtronin aktivitetin e shitjes së kokainës në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për shpërndarje të kokainës në kryeqytet.

Gjatë ndërhyrjes, tre prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në Rrugën e Kavajës, teksa posedonin lëndë narkotike të dyshuar kokainë me qëllim shitjeje. Nga hetimet paraprake dyshohet se ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, duke siguruar sasi të konsiderueshme kokaine, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht te “Ish-parku” dhe “Brryli”.

“U arrestuan E. S., 45 vjeç, I. D., 54 vjeç dhe F. Gj., 48 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në Rrugën e Kavajës, me sasi të lëndës të dyshuar narkotike Kokainë, që i posedonin me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme dhe më pas e shitnin në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonat e quajtura “Ish-parku” dhe “Brryli”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 350 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë dhe 2 peshore elektronike. U arrestua E. D., 32 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza Kokaine, në disa zona në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë (e ndarë në mbi 220 doza) dhe një shumë parash, që i posedonte ky shtetas, në ambientet e subjektit ku punonte”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026