‘Martinajn e lajmëruat 5 minuta para’, Salianji-Çuçit: Ju kanë ikur kriminelë

6 Tetor 2022 | 11:31

Deputeti Ervin Salianji akuzoi ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Policinë e Shtetit se kanë dështuar me luftën kundër krimit.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji deklaroi se policisë i kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme kriminale.

Ai përmendi disa emra nga bota e krimit që nga Talo Çela deri tek Ervis Martinaj, i cili sipas tij është lajmëruar nga vetë policia që të mos arrestohej gjatë operacionit ‘Plumbi i artë’.

“Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Di gjë ku e ke Talo Çelën? Kur del e-maili që policia e di që ai qarkullon në mes të qytetit, ndërkohë që nxirrni policët me nga dy turne në postblloqe. Ku e keni Suel Çelën, po Fatos Goga, Florenc Çapja, Kamber Mehja? Po Ervis Martinaj, ku është? S’i jepni dot përgjigje, nëse është gjallë apo vdekur. Ju e dini, dhe po e them këtu atë që qarkullon nën zë te drejtuesit e policisë. 5 minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit, e keni lajmëruar që të largohej, sepse keni pasur tjetër plan”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026