Policia injoroi thirrjen, detaje nga vdekja e 4 personave brenda shtëpisë në Britani
Të tjera detaje kanë dalë pasi 4 persona në Britaninë e Madhe u gjetën të vdekur brenda një shtëpie.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Policia britanike kishte injoruar një telefonatë të marrë nga një burrë nga vendi ku ndodhi ngjarja në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm.
Policia u dërgua në shtëpi vetëm pasi mori një telefonatë të dytë në orën 7 të mëngjesit nga një person, i cili ishte i shqetësuar për njerëzit brenda.
Katër trupat e pajetë u gjetën kur policia hyri në orën 7:15 të mëngjesit.
Bartlomiej Kuczynski, 45 vjeç, dhe vajzat e tij 12 dhe 7 vjeç, u gjetën të vdekur dje brenda shtëpisë në Costessey, pranë Norëich, së bashku me një grua 36-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur.
Një referim i është bërë mbikëqyrësit të policisë sot për vdekjen pjesëtarëve të familjës, për mosreagimin në kohë.
Policia e Norfolk konfirmoi se i ishte referuar vetë Zyrës së Pavarur të Sjelljes së Policisë (IOPC), lidhur me mosreagimin për ngjarjen e rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare