Policia jep detaje nga operacioni për riatdhesimin e 13 shqiptarëve nga Siria
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me riatdhesimin e 13 shqiptarëve nga zonat e konfliktit në Siri. Ditën e djeshme, 4 gra dhe 9 të mitur u kthyen në vend pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Extraction 4”.
Ky operacion u zhvillua nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me homologët kosovarë dhe partnerët amerikanë, ku këta të fundit kanë bërë të mundur identifikimin, gjetjen dhe riatdhesimin e shqiptarëve.
Këta 13 shtetas janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.
Operacioni, në vijim të 3 operacioneve të mëparshme, u zhvillua në disa kampe famëkeqe si Al-Hawl dhe Roj, si dhe në kampe të tjerë.
Në vitin 2020 u riatdhesuan pesë shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri, mes të cilëve katër fëmijë.
Ndërkohë në nëntor të vitit 2019 u lirua nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari Alvin Berisha, i cili tashmë i është kthyer jetës në Itali pranë familjes së tij.
LEXONI GJITHASHTU
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit