Policia “kap mat” 36-vjeçarin, tentoi ti grabiste me dhunë paratë shitëses në dyqan

21 Dhjetor 2023 | 15:12

Një 36-vjeçar në Shkodër është kapur në flargancë nga policia pasi ishte futur e po tentonte t’i vidhte paratë me dhunë shitëses në një dyqan telefonash.

Shuma e parave prej 32 500 lekësh që ai tentoi të vidhte u sekuestrua nga policia si provë materiale

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuara me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që kishte hyrë në dyqanin e një kompanie telefonike dhe po tentonte t’i merrte me dhunë një shumë parash, punonjëses së dyqanit.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i vjedhjes, shtetasi:

B.K., 36 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u sekuestruan 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte në dyqan.

Materialet procedurale do ti kalojnë  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026