Policia kroate sekuestron 11 kg heroinë në kufirin me Serbinë, pranga shqiptarit

22 Shkurt 2023 | 12:59

Policia kroate ka sekuestruar 11 kilogramë heroinë në kufirin e Serbinë, ku në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari i cili ndodhet në paraburgim, dyshohet të pjesë e një grupi kriminal që prodhonte dhe shiste drogë.

Droga u zbulua falë një qeni që kontrolloi makinën me të cilën po udhëtonte shqiptari.

Policia ka gjetur drogën në pjesën e modifikuar poshtë xhamit të përparmë ku janë sekuestruar 21 pako me gjithsej 10.924 kilogramë heroinë, e cila është konfiskuar.

Kjo nuk është hera e para që në Kroaci kapen sasi droge.

Më 16 dhjetor në Kroaci në një autobus me targa shqiptare u kapen 5.4 kg heroine dhe 5.6 kg kokaine, ndërsa në 10 janar u sekuestruan 11 kg heroinë në një makinë shqiptare. Ndërkohë, më 12 janar në një tjetër makinë me targa shqiptare u sekuestruan 11 kg heroinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026