Policia procedon 17 organizatorët e protestave për transportin publik dhe HEC-et

25 Qershor 2020 | 08:49

Policia e Tiranës ka proceduar 17 persona të identifikuar si organizatorë të dy protestave të zhvilluara ditën e djeshme në kryeqytet, njëra për transportin publik dhe tjera kundër ndërtimit të HEC-eve.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se personat e proceduar për organizimin e dy tubimeve të paligjshme të zhvilluara ditën e djeshme në rrugën “Abdi Toptani dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, akuzohen për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia sqaron se në të dyja rastet, para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimet, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e tyre si dhe u ka kërkuar protestuesve që të mbajnë distancë sociale nga punonjësit e Policisë dhe nga njëri-tjetri, me qëllim parandalimin e infektimit me COVID-19.

“Më pas, Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 4 persona, si organizatorë të tubimit tek Ministria e Infrastrukturës dhe për 13 të tjerë, si organizatorë të tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente”, sqaron policia.

Lexoni gjithashtu:

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në protestë kundër HEC-eve në Shqipëri

FOTO | Punonjësit e transportit publik protestojnë sërish, shoqërohen në polici disa prej tyre

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026