Policia rrugore lumë gjobash në Tiranë, 15 shoferë të arrestuar

19 Dhjetor 2023 | 13:01

Policia rrugore ka bërë bilancin e një javë në ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Kështu, në 1 javë 15 shtetas të arrestuar ose proceduar penalisht, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Në total janë dhënë 9 405 masa administrative, mesatarisht 1343 masa në ditë;  167 për xhama të zinj; 576 për shpejtësi mbi normat; 140 për parakalim të gabuar; 349 për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit; 312 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 59 për mosvendosje të kaskës;  243 për mosdhënie përparësi këmbësorëve; 15 për mosrespektim të tabelës “STOP”;  6818 për qëndrim të gabuar; 726 masa për shkelje të tjera.

44 masa administrative janë me pezullim leje drejtimi; 10 automjete të bllokuara; 3 automjete me targa të huaja, për verifikim; 5 për detyrime të palikuiduara; 2 për mungesë dokumentacioni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026