Policia suedeze miraton tubimin ku do digjej Bibla, vendimi dënohet nga Izraeli
Policia suedeze miratoi një tubim ku tre persona planifikojnë të djegin një kopje të Biblës dhe një Tora secili përpara ambasadës izraelite në Stokholm, të cilin Izraeli e dënoi menjëherë.
Në kërkesën dërguar policisë, organizatori thekson se dëshiron t’i djegë ato libra fetarë në përgjigje të djegies së Kuranit para një xhamie në Stokholm në qershor, gjë që zemëroi myslimanët në mbarë botën, transmeton Hina.
Tubimi është caktuar për të shtunën nga ora 13:00 dhe policia ka deklaruar se nuk ka dhënë leje për djegien e librave fetar, por ka miratuar një tubim publik ku do të prezantohet një “mendim i caktuar”, i cili është në përputhje me e drejta kushtetuese për lirinë e tubimit.
Takimi i paralajmëruar, siç pritej, shkaktoi kritika të ashpra nga Izraeli dhe disa organizata hebraike.
“E dënova djegien e Kuranit, librit të shenjtë për myslimanët në mbarë botën, dhe sot më dhemb shpirti të mendoj se i njëjti fat e pret Biblën hebraike, librin e përjetshëm të popullit tonë”, tha presidenti izraelit Isaac Herzog.
Presidenti i Organizatës Botërore Sioniste, Jacob Hagel, vlerësoi se dhënia e një leje të tillë policore nuk është “liri e fjalës, por antisemitizëm”.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat