Policia turke arreston dhjetëra protestues në demonstratën e 1 Majit
Dhjetëra protestues u arrestuan nga policia në Stamboll të Turqisë, gjatë protestës së mbajtur me rastin e 1 majit, kundër vështirësive ekonomike të shkaktuara nga inflacioni, raporton Reuters.
Televizionet lokale në Turqi shfaqën pamje të policëve duke u përleshur me protestuesit në sheshin ‘Taksim’ ndërsa disa prej tyre u vunë në pranga.
Agjencia e lajmeve Demiroren raportoi se 30 persona janë arrestuar në qarkun Beshiktash të Stambollit dhe 22 të tjerë në qarkun Sisli.
Marshimet e udhëhequra nga punëtorët dhe sindikatat mbahen çdo vit më 1 Maj në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se në total 164 persona janë arrestuar për protesta të paligjshme.
Norma vjetore e inflacionit në Turqisë pritet të rritet në 68% në prill, e nxitur nga konflikti Rusi-Ukrainë dhe rritja e çmimeve të mallrave, duke u ulur vetëm pak deri në fund të vitit, sipas Reuters.
Kreu i Konfederatës së Punëtorëve në Turqi, Ergun Atalay, u tha protestuesve në sheshin Taksim, se paga minimale duhet të ndryshojë, në mënyrë që të përkojë edhe me rritjen e çmimeve.
“Tema jonë kryesore këtë vit duhej të ishte kostoja e jetesës. Inflacioni shpallet në fillim të çdo muaji. Norma e inflacionit duhet t’i shtohet pagave çdo muaj”, tha Atalay
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq