Politika dhe arti, Kamenica: Për takimin me gratë socialiste më kontaktoi vetë Erion Veliaj
Vikena Kamenica thotë se nuk do ta donte “protagonizmin e shpejtë në politikë” nga një përshëndetje në një forum për gratë socialsite te analizat, apo diskutimet në studio, megjithatë ajo shprehet se “nuk ka pse kompleksohet, apo të ndihet e prekur nëse i bashkangjitet një lëvizjeje politike”.
Edhe pse këmbënguli se nuk është e anëtarësuar në asnjë parti, Kamenica tregoi në Ilva Now se në familje ka pasur qëndrime kryesisht “pro” krahut socialist të politikës, Kamenica foli pa komplekse në angazhimin e saj për të ndryshuar gjërat.
“Për mua është nga këto mbetjet e vjetra të regjimit, që të të zërë frika, si e mendon njëri, mos i ngel hatri tjetrit, nuk ka pse, nëse një artist, apo figurë publike që e ka krijuar pozicionin dhe audiencën e vetë, nuk duhet të censurohet apo vetë-censurohet për të thënë mendimin e tij rreth gjërave nëse funksionojnë apo jo,” – tha Kamenica teksa shtoi se babai i saj ka dashur që ajo të mos kishte asnjëherë lidhje me politikën.
“Në këto 20 vite që i kaluam me probleme… në teatër… që na jepnin shqetësime edhe shëndetësore, në momentin që erdhi aq bukur, thashë, pse duhet ta mbaja zërin tim dhe ta kërkoja diçka më përpara kur isha soliste e parë në atë teatër [Teatri i Operave dhe Baletit],” – shtoi Kamenica.
Sopranoja e Teatrit të Operas dhe Baletit tregoi në Ilva Now se ishte kontaktuar vetë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të merrte pjesë në një aktivitet të Partisë Socialiste.
Gazetarja Ilva Tare e pyeti Kamenicën për çështjen e Teatrit Kombëtar që krejt kundër me sa u vendos me Teatrin e Operas së Baletit, që u rindërtua, ky u shemb. Ajo iu shmang keqkuptimeve apo pozicionimeve duke thënë se vendi ka nevojë për sa më shumë investime në art dhe “Shqipërisë i duhen teatro si ai i Operas”.
Gjatë intervistës Kamenica tregoi vështirësitë jetësore që ka hasur në Shqipëri dhe nevojës që “arti të gjejë më shumë mbështetje”.
E pyetur nëse ka ndonjë plan tjetër pas aktivitetit me grate socialsite, Kamenica tha se jo, por shtoi se ishte e hapur “për të thënë mendimin e saj deri në fund”. Ajo këmbënguli se duhet luftuar dhe ndryshuar perceptimi i përgjithshëm që i ndrydh të folurit dhe angazhimin publik.
“Duke punuar në shtet, se faktikisht teatri është në varësi të plotë nga shteti, vazhdon ai mentaliteti i viteve 90-të që thonë, të kemi kujdes kur të shprehemi se kush e di kush fiton dhe mos i bëjmë keq vetes, kjo vazhdon të mbetet dhe po kthehet në shqetësim,” – tregoi Kamenica e cila ishte e qëndrimit se “artisti nuk është i pozicionuar atje ku duhet” dhe se “ligji për artin ka nevojë të përmirësohet”.
Kamenica u shpreh se duhen riparë pagat e artistëve, por edhe meritokracia.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta