Politika e jashtme dhe siguria, presidenti i ri i Finlandës përballë kërcënimit rus

12 Shkurt 2024 | 14:05

Ish-kryeministri Alexander Stubb ka fituar zgjedhjet presidenciale të Finlandës, në balotazhin kundër ish-ministrit të Jashtëm, Pekka Haavisto.

Ishte një garë e ngushtë dhe nga të gjitha votat e numëruara, kandidatit të qendrës së djathtë, Stubb, iu atribuuan 51.6 për qind; ndërsa Haavistos nga të Gjelbërit, 48.4 për qind.

Detyrat kryesore të fituesit do të jenë manovrimi i politikës së jashtme dhe sigurisë së vendit, që pas pushtimit të Ukrainës është anëtar i NATO-s.

“Prioriteti kryesor është të shoh Finlandën në bërthamën e NATO-s. Të tregojmë se ne e garantojmë sigurinë dhe nuk e konsumojmë atë; se ne ofrojmë një mbështetje të fortë e të palëkundur në Aleancë, përgjatë kufirit prej 1.340 kilometrash me Rusinë”, tha Alexander Stubb, president i Finlandës.

Stubb dhe Haavisto ishin konkurrentët më të fortë në garën ku mbi 4 milionë njerëz kishin të drejtë vote. Në raundin e parë asnjë prej 9 kandidatëve nuk siguroi më shumë se gjysmën e votave të kërkuara.

“Ne kishim 2 kandidatë të shkëlqyer dhe të dy ata do të ishin presidentë të mirë për Finlandën, marzhi i fitores ishte shumë i ngushtë. Tani, fituesi do të ketë shumë punë për të unifikuar vendin”, u shpreh Jim Koskinen, politikan.

Presidenti finlandez pritet të qëndrojë mbi palët në politikën e përditshme dhe të mos përzihet shumë në debatet politike të brendshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026