Cilët janë krerët e shteteve që do të marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit

20 Janar 2025 | 09:09

Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpesh ka anashkaluar normat diplomatike. Prandaj, nuk është befasi që inaugurimi i tij si president po thyen traditën.

Trumpi është presidenti i parë i zgjedhur në mbi një shekull që fton udhëheqësit e huaj në ceremoninë e tij të betimit, sipas mediave amerikane. Historikisht, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë diplomatët e huaj dhe ambasadorët.

“Është e pazakonshme që të ketë një lloj të tillë të pjesëmarrësve [të udhëheqësve] të huaj, sepse inaugurimi shihet si një ngjarje e brendshme politike”, tha Cayce Myers, profesor në Virginia Tech, i cili përqendrohet në takimin e marrëdhënieve me publikun me politikën

Në mesin e udhëheqësve të huaj të ftuar është kryeministrja konservatore italiane, Giorgia Meloni, dhe presidenti populist i krahut të djathtë argjentinas, Javier Miel. I ftuar është edhe zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng.

Në inaugurimin e Trumpit do të ketë edhe politikanë e biznesmenë nga Kosova.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në këtë ngjarje, sikurse edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli.

Trump “i përdor këto ngjarje të mëdha, sikurse inaugurimi, si një mundësi për të krijuar lidhje dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët”, tha Myers. “Është mënyrë shumë unike për të trajtuar diplomacinë dhe është një mënyrë që i ka rrënjët në biznes”.

Të ftuar të tjerë VIP në inaugurim përfshijnë emrat më të mëdhenj në industrinë e teknologjisë të SHBA-së, përfshirë pronarin e X dhe Tesla-s, Elon Musk, themeluesin e Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe atë të kompanisë Amazon, Jeff Bezos. Udhëheqësit e Apple, OpenAI, Uber dhe TikTok raportohet se kanë pranuar ftesa po ashtu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael

SHBA-të kanë forcuar flotën e tyre të avionëve të furnizimit me karburant në Izrael, si pjesë e rregullimeve të pozicionit të forcave të tyre në...
13:43 | 18/07/2026