Politikanë të tjerë mund të shpallen ‘non grata’ në Shqipëri, thotë Doris Pack
Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack deklaroi se të tjerë personazhe politikë në Shqipëri mund të shpallen ‘non grata’ nga DASH-i.
Në një intervistë për Euronews Abania, Pack tha se vendimet e DASH-it janë politike, duhet iu referuar vendimit për kryedemokratin, Sali Berisha.
Sipas saj, për sa kohë nuk ka prova dhe fakte ndaj Berishës, vendimi i amerikanëve është politik dhe jo korrekt.
“Mendoj se është një vendim politik, nuk është një gjykim. Zoti Berisha e ka çuar çështjen në Gjykatën e Parisit dhe nuk mund të flas unë për këtë. Më lejoni të them se ka njerëz të tjerë që mund të emërohen persona ‘non grata’. Nuk më takon mua ta them, pasi është një vendim politik. Nuk dua të zgjatem me këtë.
E përsëris që kjo është bërë nga amerikanët, nuk e di se çfarë kishte dhe kush ishte pas dhe për këtë arsye nuk dua ta mbivlerësoj si çështje. Nëse ka korrupsion apo keqmenaxhim, Berisha duhet të shkojë në gjykatë. Për sa kohë ai nuk është para drejtësisë, institucionet amerikane kanë ndërmarrë një hap politik që nuk është korrekt. Nëse ambasadorja ndërhyn në këtë çështje, kjo është e turpshme”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit