Politikani opozitar i burgosur: Regjimi i Putinit bazohet “në frikë dhe apati”

11 Mars 2024 | 22:37

Politikani opozitar i burgosur, Vladimir Kara-Murza, tha në një shkëmbim letrash me blogeren Anna Yarovaya, se regjimi i presidentit rus, Vladimir Putin, bazohet “ekskluzivisht në frikë dhe apati” dhe do të shembet në “të ardhmen e parashikueshme”.

Kara-Murza, 42-vjeçar, po vuan një dënim prej 25 vjetësh burgim, nën akuzat për tradhti të lartë dhe diskreditim të ushtrisë ruse të përfshirë në pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës, të cilin ai, mbështetësit e tij dhe grupet e të drejtave të njeriut e kundërshtojnë dhe e quajnë të motivuar politikisht.

Në letrat e publikuara në kanalin Telegram nga Yarovaya gjatë fundjavës, ai shkruan se ishte i tronditur nga lajmi i 16 shkurtit për vdekjen e një politikani tjetër kryesor të opozitës, Aleksei Navalny, në një burg në Arktik, dhe nuk kishte dyshim se Putini ishte “personalisht përgjegjës”.

“Që në sekondën e parë e dija me siguri se Vladimir Putin ishte personalisht përgjegjës për vdekjen e Aleksei Navalnyt dhe se një vrasje politike u krye me urdhër të tij, pavarësisht nëse ishte rezultat i një torturimi të krijuar qëllimisht, kushte apo helmim të përsëritur”, shkroi Kara-Murza.

Ai shtoi se nuk ishte në dijeni se si reaguan të burgosurit e tjerë ndaj lajmit, pasi ai po mbahet i vetëm në një pjesë ndëshkuese të burgut në qytetin siberian, Omsk, dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosur të tjerë.

Sipas tij, një politikan i besueshëm nuk mund të jetojë jashtë vendit, kështu që politikanët e opozitës si ai dhe kritikët e burgosur të Kremlinit, si Ilya Yashin, Andrei Pivovarov dhe Navalny, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të qëndrojnë në Rusi ose të kthehen në Rusi për të sfiduar autoritetet.

“Për një politikan publik, është çështje etike dhe përgjegjësie politike… Nëse u bëni thirrje njerëzve të qëndrojnë kundër regjimit autoritar, nuk mund ta bëni këtë nga një distancë e sigurt, duhet të ndani rreziqet me bashkatdhetarët tuaj”, shkroi Kara-Murza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë

Dhjetë persona u plagosën gjatë vrapimit të tetë dhe të fundit me dema në festivalin tradicional në Pamplona të Spanjës, duke e çuar në 57...
19:14 | 14/07/2026

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026