Politologu Ermal Hasimja: Në PD duket se ka një garë reale
Procesi zgjedhor në Partinë Demokratike ka marrë një vëmendje të shtuar për vetë faktin se kreu aktual Lulzim Basha sfidohet nga tre emra të tjerë.
Politologu i njohur, Ermal Hasimja, i pranishëm në studion e “Ilva Now” thotë se premisat aktuale tregojnë se gara në Partinë Demokratike do jetë e fortë.
“Ka diçka pozitive në këtë garë, sepse ne kemi parë shumë pak garë reale në dy partitë kryesore. Kemi kërkuar konkurrencë të brendshme dhe një nga gjërat e mira që sjell tani, duket se po përvijohet një garë brenda PD”, tha ai.
Ai pohoi se Lulzim Bashës do t’i duhet të “ndeshet maksimalisht” pasi përballë tij ka emra, të cilët e kanë seriozisht betejën për drejtimin e PD-së.
“Mua më duket se ka një garë reale, jo vetëm se ka kandidatë që e kanë seriozisht, por mendoj se z. Basha nëse fiton do duhet të ndeshet seriozisht dhe maksimalisht dhe kjo është gjë e mirë për Partinë Demokratike. Kjo nxit brenda PD energji të brendshme për t’u rinovuar”, tha Hasimja.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë