Polonia akuzon Rusinë për sulme kibernetike

9 Maj 2024 | 08:09

Polonia u vu në shënjestër nga hakerat nga një grup i lidhur me Rusinë këtë javë, tha Instituti Kombëtar i Kërkimeve (NASK) i drejtuar nga shteti.

Ditët e fundit, disa vende anëtare të NATO-s kanë akuzuar Rusinë për fillimin e sulmeve kibernetike kundër tyre dhe ministri i jashtëm i Polonisë tha se vendi i tij gjithashtu ishte shënjestruar në të kaluarën.

“Sulmi që synonte institucionet qeveritare polake këtë javë ishte nga grupi APT28 i lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse. Treguesit teknikë dhe ngjashmëritë me sulmet e mëparshme lejuan identifikimin e grupit APT28 (…) Ky grup është i lidhur me Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse (GRU)”, tha NASK në një deklaratë.

NASK këshilloi administratorët e rrjetit të konstatojnë nëse punonjësit e tyre ishin sulmuar.

Ambasada ruse në Varshavë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi këtë çështje.

Javën e kaluar Gjermania akuzoi Rusinë për sulme kibernetike ndaj kompanive të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, si dhe Partisë Social Demokratike (SPD) në pushtet. Moska u përgjigj se Berlini po përdor mite të pabaza për hakerat rusë për të përshkallëzuar tensionet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026