Temperaturat rekord të Evropës, ‘Copernicus’: Situata është alarmante

8 Maj 2024 | 17:46

Athina u mbulua nga një stuhi pluhuri portokalli, ndërsa Finlanda nga një shtresë dëbore teksa Europa theu rekordet meteorologjike në prill. Kështu thotë agjencia e BE-së për klimën.

Të dhënat nga “Kopernikus” tregon se temperatura e ajrit sipërfaqësor muajin e kaluar ishte 15.3 gradë Celsius, ose 0.67 gradë më shumë se mesatarja e prillit nga vitet 1991-2020.

Drejtori i “Kopernikus”, Carlo Buontempo, nga Boni i Gjermanisë, thotë se nga të dhënat e fundit duhet të bien këmbanat e alarmit.

Sinkron Carlo Buontempo, drejtor i agjencisë meteorologjike “Copernicus”:

“Nuk është një normalitet i ri. Do të ishte mirë të ishte diçka normale. Por është vetëm një hap drejt një të ardhmeje që vijon të evoluojë dhe temperaturave që do të rriten”.

Ndërsa studiuesit thonë se bota ka kaluar nga sistemi meteorologjik “El Niño” tek ai “La Niña” që prej dhjetorit, që mund të mos mjaftojë të ulë temperaturat e oqeanit, ka pak gjasa që ai të ketë një efekt lehtësues ndaj klimës që ngrohet. Të dhënat vijnë teksa Evropa kaloi një nga verat më të ngrohta vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026