Ulen 4 gradë temperaturat! Ja kur nisin reshjet e shiut sipas Meteoalb…
Hakil Osmani nga Meteoalb ishte këtë të hënë në “Good Morning Albania” ku bëri parashikimin e motit për javën.
Ai tha se kryesisht Shqipëria do ketë një mot të qëndrueshëm me shumicën e kohës diell, por pa munguar edhe kalime vranësirash.
Ai tha gjithashtu se pritet që të martën temperaturat të ulen, ndërsa theksoi se ka mundësi edhe për reshje shiu.
“ Dita e sotme do të vijojë me temperatura të larta, duke bërë që temperaturat të ngjiten deri në 20-21 gradë celsius në zonat e izoluara. Kryeqyteti parashikohet të ketë temperaturë deri në 19 gradë në mesditë. Sa i përket kushteve të motit do të mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve, do ketë kalime vranësirash të cilat me kalimin me orëve do bëhen edhe më të shpeshta.
Dita e martë do të ketë vranësira të dendura dhe mund të ketë momente të pakta me rreshje të izoluara shiu. Ajo që do jetë më e ndjeshme do jenë temperaturat e ajrit. Pritet të kemi një rënie të tyre me 4 gradë. Ato do të zbresin deri në 16 gradë celsius.
Do kemi një ndryshim të menjëhershëm dhe nga dita e mërkurë e në vijim do kemi përmirësim të kushteve të motit. Do kemi intervale me kthjellime, kalime vranësirash, herë pas here ato do jenë të shpeshta por vetëm në zonat malore. Këto kushte atmosferike do na shoqërojnë deri në fundjavë.
Sa i përket temperaturave të ajrit dita e mërkurë do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, madje në zonat veriore priten edhe vlera negative”,-tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë