Polonia dërgon ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë

21 Korrik 2023 | 08:36

Polonia ka vendosur të zhvendosë formacionet ushtarake nga perëndimi në lindje të vendit për shkak të kërcënimeve të mundshme që lidhen me praninë e grupit mercenar Wagner në Bjellorusi, ka thënë sekretari i komitetit të sigurisë së vendit, Zbigniew Hoffmann, të premten.

Rritja e vigjilencës së Polonisë vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse se mercenarët nga Wagner do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale bjelloruse gjatë stërvitjeve në një poligon ushtarak pranë kufirit me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s.

Në një video të publikuar të mërkurën, Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, u pa duke mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi.

Fati i trupave të Wagner-it ka qenë i paqartë që kur Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër në 23-24. qershor, që ishte kërcënimi më i madh për qeverisjen 23-vjeçare të presidentit rus Vladimir Putin.

Sundimtari autoritar i Bjellorusisë dhe një aleat i ngushtë i Putinit, Alexandar Lukashenka, u përfshi në negociatat për t’i dhënë fund rebelimit duke rënë dakord me Prigozhinin dhe presidentin rus për t’i dhënë strehim grupit Wagner dhe liderit të tyre në Bjellorusi.

Disa ditë pas deklaratës së Lukashenkos, tenda u shfaqën në fshatin lindor të Selit.

Sipas një analize të imazheve satelitore nga Schemes, një projekt hulumtues i Radios Evropa e Lirë, vlerësohet se në afërsi të kampit të tendës ndodhen të paktën 485 automjete. Asnjë pajisje e rëndë ushtarake nuk është e dukshme.

LEXOI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026