Polonia dhe vendet baltike i kërkojnë Bjellorusisë t’i dëbojë luftëtarët rusë
Polonia dhe vendet baltike i kanë bërë thirrje të hënën Bjellorusisë ta përzë nga vendi grupin mercenar rus, Wagner, luftëtarët e të cilit janë duke u strehuar atje pas kryengritjes së dështuar kundër Moskës.
“Ne i kemi kërkuar regjimit Lukashenko ta dëbojë menjëherë nga Bjellorusia grupin Wagner”, tha ministri i Brendshëm i Polonisë, Maricusz Kaminski, pas një takimi me homologët e vet nga Lituania, Letonia dhe Estonia.
Polonia thotë se mijëra luftëtarë të Wagnerit ndodhen në Bjellorusi, e cila kufizohet me Rusinë, Ukrainën dhe Poloninë.
Lideri bjellorus Lukashenko së fundmi tha se do t’i mbajë 10.000 trupa të Wagnerit në vendin e tij.
“Mijëra, disa prej të cilëve janë kriminelë të liruar nga burgjet ruse në shkëmbim të një premtimi për të luftuar në Ukrainë, janë thellësisht të demoralizuar dhe akuzohen për krime kundër njerëzimit”, tha Kaminski.
LEXONIN GJITHASHTU:
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:15 Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim