Polonia ndalon hyrjen e makinave me targa ruse

16 Shtator 2023 | 17:51

Polonia do të ndalojë hyrjen e makinave, të regjistruara në Rusi. Vendimi do të hyjë në fuqi të dielën, më 17 shtator, raportoi media shtetërore polake, PAP, duke cituar ministrin e Brendshëm, Mariusz Kaminski.

“Kjo ndalesë në kufirin polak do të aplikohet nga nesër, pra do të hyjë në fuqi në mesnatë”, tha ministri Kaminski gjatë një vizite në Terespol, që gjendet në kufi me Bjellorusinë.

Kamionët që janë të regjistruar në Rusi gjithashtu u ndalohet hyrja në Poloni.

“Ky është një element i mëtejmë i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe qytetarëve të saj në lidhje me luftën brutale në Ukrainë dhe për faktin se shteti rus sot paraqet kërcënim për sigurinë ndërkombëtare”, tha Kaminski.

Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në shkurt të vitit të kaluar urdhëroi trupat e tij që të sulmonin Ukrainën.

Kaminski tha se vendimi u mor pas udhërrëfyesit të Komisionit Evropian që u publikua më 8 shtator. Aty thuhej se në Bashkimin Evropian do të ndalohet hyrja e makinave të regjistrua në Rusi.

Që kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026