Polonia nënshkruan kontratë 3.8 miliardë dollarë për modernizimin e avionëve F-16
Polonia ka nënshkruar një kontratë prej 3.8 miliardë dollarësh për modernizimin e flotës së saj të avionëve luftarakë F-16, tha sot Ministri polak i Mbrojtjes Vladisław Kosiniak-Kamis.
Varshava ka 48 avionë F-16C/D Block 52+ që janë dorëzuar midis viteve 2006 dhe 2008, raporton agjencia PAP, raporton Reuters.
Kosiniak-Kamish tha në konferencën për shtyp se punimet e modernizimit do të kryhen në fabrikën e aviacionit ushtarak të Fondacionit Ushtarak në Bydgoszcz, në veri të vendit.
“Aftësitë aktuale të F-16 në versionin CD janë të mira, por pas 20 vitesh ato bëhen të pamjaftueshme në përballimin e kërcënimeve”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Siç theksoi ai, Polonia duhet të përmirësojë aftësitë e zbulimit, komunikimin, integrimin me avionët F-35, tanket Abrams dhe helikopterët Apache, si dhe aftësinë për të vepruar në të gjitha fushat.
Në fillim të muajit, Polonia nënshkroi një kontratë multimilion dollarëshe me grupin industrial dhe mbrojtës të Koresë së Jugut, Hyundai Rotem, për furnizimin me tanke.
Polonia ka rritur intensivisht shpenzimet e mbrojtjes që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe planifikon të shpenzojë pesë përqind të produktit të saj të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje në vitin 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij