Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

27 Shkurt 2026 | 09:09

Polonia po planifikon të miratojë një ligj të ri që do të ndaloj përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç dhe do t’i mbante platformat përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesve, tha Ministrja e Arsimit Barbara Nowaka në një intervistë.

Partia në pushtet Platforma Qytetare do ta paraqesë projektligjin të hënën, me gjoba për platformat që mbeten të arritshme për përdoruesit e rinj, tha ministrja, duke shtuar se ligji mund të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2027.

“Po shohim shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve, po shohim një rënie të kapacitetit të tyre intelektual ”, tha Novaka, duke shtuar se shkalla e gjobave që kompanitë duhet të paguajnë është ende në diskutim.

Disa qeveri evropiane, përfshirë Danimarkën, Greqinë, Francën, Spanjën dhe Britaninë, po shqyrtojnë kufizime të ngjashme mes pretendimeve se shërbimet e mediave sociale janë të dëmshme ose krijojnë varësi për të miturit.

Qeveria britanike njoftoi në janar se po shqyrtonte kufizime për të mbrojtur fëmijët në internet, pasi ligje të ngjashme u futën në Australi në dhjetor.

Iniciativa do ta vërë Varshavën në kundërshtim me kompanitë amerikane të teknologjisë si Meta dhe X e Elon Musk, disa prej të cilave i kanë rezistuar kufizimeve pas ndalimit të Australisë vitin e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se miratoi një plan që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU) të nisë një operacion 40-ditor që synon...
13:40 | 26/06/2026

Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)

Një ekspeditë e biologjisë detare në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Brazilit ka zbuluar 31 specie të reja vetëm në dy javë. Studiuesit besojnë se shpejtësia me...
13:39 | 26/06/2026

Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta

Një 27-vjeçare në Somali është dënuar me tre vjet burg për komentet që bëri në rrjetet sociale, në një rast që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe...
13:27 | 26/06/2026