Polonia rrëzon dronë rusë, ushtria falenderon NATO-n: Operacioni përfundoi me sukses
Ushtria polake njofton se operacioni për përgjigjen ndaj dronëve rusë që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës ka përfunduar me sukses.
Sistemete e mbrojtjes ajrore janë rikthyer në aktivitetet standarde, ndërsa situata në hapësirën ajrore është aktualisht nën kontroll.
Në një deklaratë të bërë për platformën X, ushtria theksoi se “Operacionet e aviacionit polak dhe aleat lidhur me shkeljet e hapësirës ajrore polake kanë përfunduar.
Kërkimi dhe lokalizimi i vendeve të mundshme të rrëzimit të objekteve që kanë shkelur hapësirën ajrore vazhdojnë.”
Ushtria falenderoi gjithashtu Komandën Ajrore të NATO-s dhe Holandën për vendosjen e avionëve luftarakë F-35 në misionin e garantimit të sigurisë në qiellin polak.
Për sigurinë e qytetarëve, ushtria bëri thirrje që në rast se vëzhgohen objekte të panjohura ose mbeturina të tyre, qytetarët të mos i afrohen, të mos i prekin ose të mos i lëvizin.
Elementët e tillë mund të përbëjnë rrezik dhe përmbajnë materiale të dëmshme, ndaj duhet të trajtohen vetëm nga shërbimet përkatëse.
Ndërkohë, policia polake raportoi se ka gjetur një dron të dëmtuar në Czosnówka, një fshat në Poloninë lindore, rreth 40 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, në orën 5:40 të mëngjesit (4:40 BST). “Ne kemi njoftuar shërbimet përkatëse. Procedurat janë duke vazhduar,” tha policia e rajonit të Lublinit në një postim në X.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë