Porositi vrasjen e kushëririt ku u plagos halla, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

3 Shkurt 2026 | 09:30

Një 34-vjeçar nga fshati Garunjas, Lushnjë, është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit pas akuzave se kishte porositur një vrasje të mbetur në tentativë. Laert Hasalla ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi sipas policisë ai kishte paguar një 31-vjeçar për të qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti, me qëllim vrasjen e kushëririt të tij, shtetasin Marius Hasalla. Nga të shtënat mbeti e plagosur shtetasja B. S, halla e Mariusit, e cila ndodhej në të njëjtin automjet me Mariusin.

“Policia arriti të zbardhë tentativën e vrasjes që ndodhi më 30 mars 2023 në Lushnjë. Për shkak të një konflikti të hershëm gjakmarrjeje, 22-vjeçarit Marius Hasalla iu organizua atentati, por e plagosur mbeti halla e tij, Bajame Sejena.

Në pranga ranë Mariglen Matjani, 28 vjeç, dhe Laert Hasalla, 30 vjeç. Ky i fundit ishte porositësi i atentatit dhe kishte paguar Mariglen Matjanin për të vrarë Marius Hasallën, megjithatë plani nuk shkoi sipas parashikimeve. Motivi i atentatit lidhej me një ngjarje të mëparshme: dy vite më parë, i ati i Marius Hasallës kishte vrarë Romeo Hasallën, vëllain e Laert Hasallës.

Konflikti ka nisur për një tokë prej 2 hektarësh dhe ka eskaluar në një mosmarrëveshje të gjatë mes dy familjeve. Përplasjet kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tij, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin Romeo Hasallën dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Për këtë ngjarje, Kastriot Hasalla u dënua me 35 vite burg”.

Njoftimi i policisë

“Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:
Laert Hasalla., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Laert Hasalla kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H”. thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026