“Porto Palermo Festival”, Olen Çesari në një muaj mbledh artistë shqiptarë dhe të huaj

25 Korrik 2021 | 20:19

Ka nisur në Kalanë e Porto Palermos, festivali muzikor i organizuar nga violinisti Olen Çesari, i cili bën bashkë artistë shqiptarë dhe të huaj. Ky festival synon gjithashtu rikthimin e vëmendjes në vlerat e trashëgimisë kulturore.

Si asnjëherë më parë në kalanë e Ali Pashë Tepelenës, në Porto Palermo, e cila njëkohësisht shërbeu edhe si port, ndizen dritat jo vetëm për të nxjerrë në pah këtë bukuri të historisë por për të pritur në hapësirat e lashta, festivalin më të gjatë artistik të kësaj vere, të organizuar nga violinist virtuoz Olen Çezari.

Punën e madhe dhe dëshirën për të ngjallur jetën artistike, të ndërthurur me Historinë ai e rrëfen për udhëtarët tanë, të cilët nuk mund të mos shijonin netët kushtuar muzikës.

“Porto Palermo është një nga perlat e burimeve shqiptare”, tregon artisti për arsyen e përzgjedhjes së këtij destinacioni.

Festivali i cili ka nisur që në 16 Korrik do të vazhdojë për çdo fundjave në hapësirat kalasë, duke bashkuar jo vetëm artistë shqiptarë por edhe të huaj.

“Publiku na shikon në 360 gradë, ne jemi në mes të të pranishmëve”, shprehet Olen Çazari.

Mirëpo Olen Cezari rrëfen edhe shumë projekte të tjera për të cilat po punon, ndërsa pohon se tashmë ka gati edhe një album.

“Kam një disk gati por akoma nuk kemi vendosur se kur do ta publikojmë”, tregon artisti.

Këtë fundjavë nga Italia mbërritën artistët e Opera Pop. Porto Palermo Festival do të shoqëroj çdo udhëtar që drejtohet për në Jug të Shqipërisë deri më 14 Gusht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026