Portugalia rikthen kufizimin e lëvizjeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të COVID-19
Portugalia ka vendosur të rikthejë oraret e kufizimeve të aktiviteteve duke nisur nga e premtja, kjo për shkak të përhapjes së variantit Delta të COVID-19.
Autoritetet lokale druajnë se varianti i ri i virusit mund të jetë kthyer dominant në pjesën e popullsisë së prekur dhe për këtë kanë këshilluar që të rivendosen masat e kufizimeve.
Kështu qeveria ka vendosur që duke nisur nga nesër në 45 bashki kryesore, përfshirë Lisbonën dhe Porton të ndalohet lëvizja nga ora 23:00 deri në 05:00. Ndërkohë parashikohet që në ditët e javës baret dhe restorantet do të duhet të mbyllin aktivitetin që në 22:30 ndërsa në mes-javë që në 15:30.
Këto kufizime, të cilat kanë qenë në fuqi në Lisbonë dhe dy qytete të tjera, janë zgjeruar duke përfshirë shumicën e qendrave më të mëdha urbane.
Portugalia raportoi të mërkurën 2 mijë raste me COVID-19, numri më i lartë që prej muajit shkurt.
Autoritetet po munden të paraprijnë çdo situatë të keqe teksa deri më tani është vaksinuar pothuajse gjysma e popullsisë me të paktën një injeksion, ndërsa 32% ka marrë dy injeksionet e nevojshme.
Prej nisjes së pandemisë Portugalia ka regjistruar mbi 880 mijë raste me COVID-19, prej së cilave 17 mijë kanë përfunduar me pasojë vdekjen.
Masa për të zgjeruar kufizimet në të gjithë vendin vjen pak pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin se duke nisur nga gushti Evropa mund të përfshihet nga një valë e re infeksionesh të variantit Delta.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta