Portugalia, Spanja dhe Franca ende në flakë, përmirësohet Rumania

16 Korrik 2022 | 18:53

Zjarrfikësit në Portugali vijojnë luftën me flakët shkatërruese, në një kohë kur i gjithë shteti mbetet në alarm. Një avion që po përpiqej të shuante zjarrin nga ajri u rrëzua në veri të vendit, duke bërë që piloti i tij të gjente vdekjen.

 “Qeveria nuk bën gjithçka. Vetë qytetarët bëjnë më shumë se qeveria. Ne ecim rrugëve dhe kushdo mund të shohë se pemët formojnë tunele njëri sipër tjetrit. Në këto kushte, si mund të mos kalojë zjarri nga njëra rrugë në tjetrën,” – u shpreh një qytetar.

Përvëlimi që ka përfshirë Evropën jug-perëndimore është i dyti brenda pak javëve. Shkencëtarët fajësojnë ndryshimet e klimës dhe parashikojnë episode të mëtejshme të motit ekstrem. Në Francë situata vijon të jetë e tensionuar.

 “Aktualisht kemi 3.150 hektarë tokë të djegur dhe më duhet të theksoj se zjarri nuk është ende nën kontroll. Nuk po e frenojmë dot. Situata është kritike,” – tha Ronan Leaustic, nënprefekt i Arkashon.

Në Spanjë, pas 3 ditë përpjekjesh të dështuara, zyrtarët që po koordinojnë operacionet thanë se situata është përmirësuar pakëz në një nga frontet e zjarrit.

Ndërsa në Evropën lindore, në Rumani, zjarrfikësit arritën të shuanin mbi 20 zjarre në tre ditët e fundit, që kishin prekur thuajse 100 hektarë tokë të mbjellë në kontenë Mehedinti. Banorët u angazhuan gjithashtu në operacione, nga frika se mos zjarret arrinin banesat e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026