Poshtëronte personat me aftësi të kufizuara, lihet në paraburgim TikTok-eri shqiptar
Gjykata e Athinës ka lënë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve Tik Tok-erin shqiptar Florian Zani.
Sipas mediave të huaja, Zani akuzohet për “poshtërim”, “dhunë” dhe “shfrytëzim të personave të pambrojtur”.
Ndërkohë avokatët e tij thanë çdo gjë që Zani ka bërë, ka qenë në kuadër të shakasë dhe se ai mendonte se iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe, në kohën që i nxirrte ata në video ose në transmetime live.
Në mbështetje të tij dëshmuan edhe miqtë që merrnin pjesë në xhirime, por nuk u lejuan viktimat të ishin të pranishëm, pasi sipas gjykatës, marrja e dëshmisë së tyre pa praninë e psikologut do të ishte një poshtërim i dytë për ta.
Shqiptari Florian Zani nuk mundi të sqarojë gjykatën lidhur me akuzat se ai ishte paguar nga persona të pa njohur në internet për t’i poshtëruar viktimat në mënyra sadiste, si dhe nuk mundi të vërtetojë se paratë që ai përfiton nga videot e tij janë të ligjshme.
Kujtojmë se Flarian Zani ose Hayate siç është pseudonimi i tij në rrjetet sociale, u arrestua para disa ditësh, për poshtërimin e personave me aftësi të kufizuara dhe vajzave.
Kanë qenë organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi Zani në rrjetet sociale, në Tik Tok dhe Youtube, kryente veprimtari poshtëruese ndaj këtyre grupeve shoqërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Ofendonte personat me aftësi ndryshe, arrestohet personazhi i njohur i Tik Tok
Vetëvrasja e 27-vjeçares, kush është personazhi i Tik Tok që publikoi foton intime
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta