Postimi i çuditshëm i Trump në Truth, a ka shtyrë me një ditë ultimatumin për Iranin Presidenti i SHBA?
Me një postim të fundit, presidenti amerikan Donald Trump duket se ka shtyrë me një ditë ultimatumet ndaj Iranit, duke cituar orën 20:00 të së martës, pa dhënë shpjegime të qarta.
Në një postim të fundit në platformën Truth, Trump nuk specifikon nëse ndryshimi i orës lidhet me ultimatumet e mëparshme të dërguara Teheranit ose me një zhvillim tjetër. Sipas zyrtarëve amerikanë, Trump ka kërkuar prej ditësh që Teherani të nënshkruajë një armëpushim dhe të rihapë ngushticën e Hormuzit deri të hënën, 6 prill.
Megjithatë, në një postim vetëm pak minuta para njoftimit për orën 20:00 të së martës, Trump shkruante: “Më 7 prill, në Iran do të jetë Dita e Termocentralit dhe dita e urës, të gjitha në një. Nuk ka gjë të tillë!!! Hapni atë ngushticë të mallkuar, të çmendur, ose do të përjetoni ferrin – do ta shihni! Lavdi Allahut.”
Pak më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar gjithashtu se besonte se nesër do të nënshkruhej një marrëveshje; në të kundërt, do të “shkaktonte ferr ndaj Iranit”.
Me këtë postim të fundit, duket se Trump ka shtyrë ultimatumet ndaj Iranit për dy ditë, duke i vendosur ato për të mërkurën në mbrëmje.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona