Praga dëbon dy diplomatë rusë pas pretendimit të rremë mbi komplotin për vrasjen e kryebashkiakut
Kryeministri i Çekisë ka deklaruar se komploti për të vrarë kryebashkiakun e Pragës ishte i rremë.
Në prill, mediat vendase raportuan se shërbimet e inteligjencës dyshonin se një person nga Rusia, i cili kishte shkuar në Çeki me pasaportë diplomatike, kishte për qëllim të helmonte kryetarin e bashkisë së Pragës Zdenek Hrib.
Por kryeministri Andrej Babis tha të premten “se e gjithë çështja ishte rezultat i një lufte të brendshme midis stafit të Federatës ruse në Pragë”.
“Një prej tyre i ka dërguar shërbimeve të inteligjencës informacione të rreme për një komplot të planifikuar kundër politikanëve çek”, tha ai.
Babis u shpreh se si rrjedhojë e këtij hetimi nga inteligjenca çeke, dy diplomatët rusë janë dëbuar nga vendi.
Pas pretendimeve për komplot, Hrib u vendos në mbrojtje nga policia.
Lexoni gjithashtu:
Rusia mohon përfshirjen në komplotin e atentatit kundër kryetarit të bashkisë së Pragës
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve