Precedent i rrezikshëm, qeveria e Kosovës kritika vendimit të PE
Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se propozimi për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta serbe është mbështetur nga Parlamenti Evropian, si dhe nga Komiteti për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian.
Ai këtë e ka quajtur lajm të mirë për serbët e Kosovës. Më tutje, ai ka thënë se është hap i madh që i gjithë Ballkani Perëndimor të udhëtojë pa viza.
“Lajm i mirë për serbët e Kosovës. Propozimi ynë për të lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe të Kosovës u mbështet nga Parlamenti Europarl, Komiteti për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian. Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit pa viza për të gjithë #Ballkanin Perëndimor kur udhëtoni në BE”,ka shkruar ai në “X”.
Qeveria e Kosovës e ka konsideruar këtë precedent të rrezikshëm. Klisman Kadiu, këshilltar për media i zv/kryeministrit Besnik Bislimi.
Kadiu ka ritheksuar se “pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi”.
“Ky qëndrim rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, kur vetëm para më shumë se një viti, një tentativë e njëjtë për njohjen e dokumenteve ruse të udhëtimit të lëshuara në Ukrainë dhe Gjeorgji, u dënua dhe nuk u pranua nga vetë institucionet e BE-së.”
Ky vendim, Kadiu ka thënë se ka ndikim negativ në integrimin e komunitetit serb në Kosovë por edhe në procesin e dialogut.
“Shtyrja para e këtij propozimi, ka impakt negativ në integrimin e komunitetit serb në Kosovë, por edhe në procesin e dialogut. Që prej momentit kur është inicuar ky propozim nga Komisioni Evropian, i kemi informuar vazhdimisht të gjitha institucionet e BE-së për pasojat dhe efektet negative të një vendimi të tillë.”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë