“Premtimi është premtim”, prezantohet vepra studimore nga Prof. Dr. Huang Chengwei
Vepra studimore “Premtimi është Premtim” nga autori Huang Chengwei, e cila u promovua pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit bën një përmbledhje të fjalimeve dhe bisedave, duke nxjerrë një analizë të thelluar të qasjes së Kinës ndaj çështjes së uljes së varfërisë,
Libri premtimi është premtim merr si linjë kryesore mendimet e Kinës për zbutjen e varfërisë, fokusohet në politikat e synuara të Kinës për lehtësimin e varfërisë, prezanton në mënyrë gjithëpërfshirëse praktikën e gjallë dhe arritjet historike të zbutjes së varfërisë në Kinë, gjithashtu përmbledh shkencërisht përvojën e dobishme të punës së Kinës për zbutjen e varfërisë.
Libri “Premtimi është Premtim”, i cili shpjegon të detajuara parimet mbi bazën e të cilave zhvillohet populli kinez, dhe si punon për arritjen e qëllimeve duke luftuar korrupsionin dhe varfërinë, është botuar në 9 gjuhë të botës, dhe përkthyer në gjuhën shqipe nga Krenar Hadëri.
Botimi i këtij libri, është realizuar në mjaft vende të botës, dhe kudo ku është përkthyer është shoqëruar me ceremoni dhe me veprimtari prezantimi të shkëlqyera.
Të drejtosh një vend kaq të madh është një përgjegjësi shumë serioze ka theksuar Xi Jinping, por unë do bëj gjithçka deri në vetëmohim për interesat e popullit tim.
“Premtimi është Premtim” qendërzon njeriun dhe bashkëpunimin në betejën kundër varfërisë, betejë e cila ka qenë gjithnjë një çështje kryesore e shoqërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj