Premtohen investime në arsim dhe shëndetësi, 5 lajmet kryesore
- Ministritë ‘zgjidhin’ qeset; s’ka mësim me turne, investime edhe Shëndetësia

Viti shkollor që do të nisë në shtator nuk do të ketë më mësim me turne. Të paktën ky është angazhimi i Ministrisë së Arsimit sipas programit buxhetor afatmesëm 2023- 2025. Ministria ka parashikuar të shpenzojë paratë e saj në atë mënyrë që 100% e fëmijëve romë e egjiptianë të regjistrohen në shkollë gjatë këtij viti.
Deri në 2025 do të rritet numri i mësuesve, përfshirë atyre nga diaspora, në mënyrë që në 9 vjeçare dhe gjimnaze që raporti të jetë 1 mësues për 20 nxënës. Në klasa synohet të mos ketë më shumë se 20-25 nxënës.
Lexoni për më shumë: Ministritë ‘zgjidhin’ qeset; s’ka mësim me turne, investime edhe Shëndetësia
- ‘Kurti-Vuçiç do mbajnë përgjegjësi’, BE i kërkon Kosovës e Serbisë të ulin tonet

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që t’i japin fund menjëherë retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi.
BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do të mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”, shkruan REL.
Kështu thuhet në deklaratën e 14 gushtit të BE-së, dërguar nga zëdhënësi, Peter Stano.
Lexoni për më shumë: ‘Kurti-Vuçiç do mbajnë përgjegjësi’, BE i kërkon Kosovës e Serbisë të ulin tonet
Jazexhi: Rushdie e përdori provokimin ndaj botës islame për t’u promovuar
Gazetari Olsi Jazenxhi tha se sulmi ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie nga një i ri mysliman në Nju Jork është rrjedhojë e urrejtjes së të këtij komuniteti për imperializmin amerikan apo izraelit.
Me ‘Vargjet Satanike’, një libër që tallet me profetin Muhamed, sipas gazetarit, Rushdie provokoi urrejtje globale në komunitetin mysliman, që u promovua nga qarqet imperialiste të Perëndimit.
Sipas Jazexhiut, ‘Vargjet Satanike’ është një vepër e dobët artistikisht, me të cilën Rushdie, një emigrant indian me prejardhje myslimane, arriti të promovonte veten për përfitime personale.
Lexoni për më shumë: Jazexhi: Rushdie e përdori provokimin ndaj botës islame për t’u promovuar
- Hoqi dhe hodhi në det flamurin turk, arrestohet pushuesi në Gjirin e Lalëzit
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det.
Pas disa orësh kërkime u bë i mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.
“Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas”, sqaron policia.
Lexoni për më shumë: Hoqi dhe hodhi në det flamurin turk, arrestohet pushuesi në Gjirin e Lalëzit
4 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Itali, mes tyre një shqiptar
Një aksident tragjik i ka marrë jetën 4 të rinjve në orët e para të së dielës në Godega di Sant’Urbano, Itali.
Një Volksëagen Polo, ku udhëtonin 4 të rinjtë të gjithë nga 18 deri në 19 vjeç, humbi kontrollin në një kthesë dhe më pas doli nga rruga, ku u përplas më tej me një pemë dhe u përmbys në një kanal.
Asnjë nga të rinjtë nuk arriti t’i mbijetojë përplasjes së fortë. Mediat italiane shkruajnë se mes viktimave është edhe shtetasi shqiptar Xhuliano Këlliçi, 19 vjeç.
Lexoni për më shumë: 4 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Itali, mes tyre një shqiptar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta