Premtoi punësim si inspektor mjedisi në këmbim të parave, GJKKO dënon Dritan Lleshin

24 Qershor 2025 | 15:32

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 8 muaj burg Dritan Lleshin, i cili u shpall fajtor për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Ai i kishte premtuar një gruaje punësimin e djalit të saj si inspektor mjedisi, në këmbim të një shume monetare.

SPAK kërkoi dënimin e Lleshit me 1 vit burg, por për shkak të zhvillimit të procesit me gjykim të shkurtuar, ai përfitoi ulje të dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 8 muaj burg.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Dritan Lleshi u deklarua fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, në versionin përpara ndryshimeve të kryera me ligjin nr. 43/2021, datë 14.05.2021.

Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, trupi gjykues vendosi uljen e dënimit me 1/3 dhe caktoi masën përfundimtare të dënimit me 8 muaj burgim.

Njoftimi i plotë i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Dritan Lleshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 14.05.2021)”.

Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela, me vendimin nr. 46, datë 24.06.2025, vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Lleshi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal, si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit do të fillojë të llogaritet nga dita e marrjes formë të prerë të vendimit dhe do të kryhet në një nga institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

Në lidhje me provat materiale: aparati telefonik celular i markës “Samsung Galaxy J3 Eclipse”, me ngjyrë të zezë, me IMEI ****, t’i kthehet shtetasit A.N., konform nenit 190/1, germa “ç” të K.Pr.Penale.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, në masën 40,060 (dyzet mijë e gjashtëdhjetë) lekë, të seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, i ngarkohen të pandehurit, në bazë të neneve 393/1 dhe 406/4 të K.Pr.Penale.

Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026