Presidenti Begaj në Shkodër: Kongresi i Manastirit bashkoi shqiptarët përmes gjuhës
22 nëntori shënon Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u njësua në Kongresin e Manastiri. Lidhur me këtë, Presidenti Bajram Begaj ka publikuar disa nga momentet e vizitës së tij në Shkodër, duke specifikuar se kjo ngjarje arriti të bashkojë shqiptarët nëpërmjet gjuhës.
“Në Shkodër, në zemrën e kulturës shqiptare, festuam sot Ditën e Alfabetit.
Përkujtuam Kongresin e Manastirit – ngjarjen që bashkoi shqiptarët përmes gjuhës.
Pa gjuhë nuk ka komb! Pa gjuhë nuk ka shqiptari!
Një gjuhë, një shqiptari, një amanet”, shkruan Begaj.
Kjo datë specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar nga data 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimin për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta