Presidenti Biden në Japoni, do marrë pjesë në takimin e G7
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ndodhet në Japoni, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Biden u takua me kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida, në Hiroshima, qyteti ku do të zhvillojë punimet takimi i nivelit të lartë të G7-ës, nga 19- 21 maj.
Kryeministri Kishida u tha gazetarëve pas takimit se kishte rënë dakord me presidentin Joe Biden për vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën.
“Ramë dakord për të vazhduar sanksionet ndaj Rusisë dhe për të ofruar mbështetjen e fortë për Ukrainën”,-tha zoti Kishida.
Duke iu referuar takimit mes zotit Biden dhe zotit Kishida, Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes një deklarate se dy zyrtarët diskutuan rrugët e forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe gjetjen e mënyrave për t’iu përgjigjur trysnisë ekonomike të Pekinit.
“Do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në një sërë çështjesh që lidhen me Kinën. Ramë dakord të punojmë bashkë në sfidat që përfshijnë Kinën”,-shtoi kryeministri japonez.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë