Presidenti brazilian: Embargoja amerikane e vendosur ndaj Kubës “ilegale”
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha të shtunën se embargoja amerikane ndaj Kubës është “ilegale” dhe dënoi përfshirjen e vendit ishull në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, gjatë vizitës së tij të parë në Kubë në mandatin e tij të tretë presidencial.
“Kuba ishte një avokate e qeverisjes më të drejtë globale. Deri më sot, ajo është viktimë e një embargoje të paligjshme ekonomike. Brazili është kundër çdo mase shtrënguese të njëanshme. Ne refuzojmë përfshirjen e Kubës në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin”, tha Lula gjatë fjalimit të tij në hapjen e Samitit të G77 të vendeve në zhvillim në Havana, raporton Reuters.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e përfshiu Kubën në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit dhe pavarësisht se administrata e pasardhësit të tij, Joe Biden, ka anuluar shumë nga masat e Trump, ajo ende nuk e ka hequr Kubën nga lista.
Këtë Lula e tha vetëm pak orë para se të nisej për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe do të ketë bisedime dypalëshe me Biden.
Më herët, Kuba shprehu shqetësimin për përfshirjen në listën e sponsorëve të terrorizmit dhe embargos ekonomike prej dekadash të Uashingtonit, e cila daton që nga periudha e Luftës së Ftohtë.
Kuba dhe kritikët e sanksioneve ekonomike thonë se embargo parandalon dhe pengon aksesin në ushqim, ilaçe dhe furnizime të tjera kritike të nevojshme për zhvillim.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë