Presidenti bullgar konfirmon: Mbështesim Malin e Zi në rrugën e tij evropiane
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç, presidenti Rumen Radev ka thënë se ai është atje për të konfirmuar mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për Malin e Zi në rrugën e tij evropiane.
Mali i Zi është vendi më i avancuar në procesin e zgjerimit të BE-së, theksoi Radev. Presidenti bullgar u prit më herët gjatë ditës me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin historik të Malit të Zi, Cetinje.
“Për ne bullgarët, Mali i Zi është një vend mik. Sot ndajmë një vizion të përbashkët për perspektivën evropiane të Evropës Juglindore, e cila nuk ka alternativë”, tha Radev. Ai falënderoi Gjukanoviçin për ftesën për të vizituar Malin e Zi.
Radev dhe Gjukanoviç biseduan për perspektivën evropiane të Malit të Zi dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Presidenti bullgar tha se pavarësisht dialogut aktiv politik në të gjitha nivelet, lidhjet ekonomike mes Bullgarisë dhe Malit të Zi nuk janë në nivelin e duhur. Ai shprehu shpresën se në një qeveri të ardhshme kjo do të ndryshojë. Sipas tij, Mali i Zi mund të bëhet “më i dukshëm” për bizneset bullgare.
“Ne kemi treguar gatishmëri për afrimin e dy vendeve tona – vendeve që janë gjeografikisht afër,” tha Gjukanoviç. Ai theksoi nevojën e shkëmbimit turistik. “Së bashku vlerësuam rëndësinë e fokusimit në bashkëpunim në fushën e kulturës”, tha presidenti malazez.
Të dy krerët e shteteve diskutuan edhe për vazhdimin e konsultimeve dypalëshe për bashkëpunim më intensiv parlamentar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni