Presidenti Hashim Thaçi shtyn për nesër komunikimin publik mbi akuzat e Speciales
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte paralajmëruar se do të fliste sot nga zyra e tij pas akuzave që ngriti Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë, por ky komunikim është shtyrë për ditën e nesërme.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e presidentit Thaçi, e cila thekson se kreu i shtetit do t’u drejtohet nesër qytetarëve në orën 20:00, raporton Kosova Press. Në aktakuzë pretendohet se, Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.
Krimet e paraqitura në aktakuzë e Speciales përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Kjo aktakuzë është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Pas akuzave në adresë të Thaçit, analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike janë të ndarë në qëndrimet e tyre. Një pjesë janë shprehur se pas kësaj z. Thaçi duhet të japë menjëherë dorëheqjen, ndërsa të tjerë janë të mendimit se presidenti i Kosovës nuk ka arsye të ndërmarrë një akt të tillë. Gjithsesi, kjo dilemë e krijuar në opinionin publik pritet të sqarohet nga vetë Thaçi, gjatë komunikimit që pritet të mbajë nesër në mbrëmje.
Lexoni gjithashtu:
Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje
Akuzat ndaj Thaçit për krime lufte, Meta: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së
Hashim Thaçi anulon pjesëmarrjen në takimin për dialogun në Shtëpinë e Bardhë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës