Presidenti i Avokatëve pa Kufi: Pse Beleri nuk mund të qëndrojë më në paraburgim

18 Shtator 2023 | 13:44

Patrick Henry, President i Avokatëve pa Kufi deklaroi se sot është një ditë e rëndësishme për të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Europë.

Ai renditi arsyet se përse mendon që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk duhet mbajtur më në paraburgim.

“Kisha dëgjuar që procesi zhvillohet në një sfond politik sepse 1 kandidat që i përket minoritetit dhe që bën pjesë në opozitën e regjimit aktual u arrestua 2 ditë para votimeve. Ai u akuzua për tentativë për mashtrim në zgjedhje dhe unë jam këtu jo si përfaqësues politik, por si përfaqësues i Dhomave të Avokatisë Evropiane. Unë pyes veten për zgjatjen e afatit të mbajtjes në paraburgim të një të zgjedhuri, mandati i të cilit është miratuar nga Kolegji Elektoral, i cili nuk ka mundur të delegojë funksionet e veta që prej 14 majit, pra prej 4 muajsh. Vura re 4 elementë. I pari është se nuk ekziston rreziku që ai të arratiset, por edhe nëse ky rrezik do të ekzistonte përsëri ka mundësi për ta parandaluar atë, siç mund të jetë garancia pasurore. Së dyti nuk ka rrezik për falsifikim provash përderisa hetimi ka përfunduar dhe ka vetëm një dëshmitar që flet kundër tij, ndërkohë që thuhet se ai është një agjent provokues, ndërkohë që dëshmitarët e tjerë kanë folur në favor të tij,” – u shpreh Henry.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026