Presidenti i Brazilit: Na duhet një politikë të përbashkët për të mbrojtur Amazonën
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha sot se samiti i javës së ardhshme të vendeve të Amazonës do të kërkojë të krijojë një politikë të përbashkët për mbrojtjen e pyjeve tropikale për herë të parë.
“Kam pritshmëri të mëdha nga ky samit. Për herë të parë do të kemi një politikë të përbashkët për Amazonën, për ruajtjen, sigurinë, kufijtë”, tha Lula, raporton Reuters.
Ai shtoi se duhet kërkuar nga kompanitë private që të ndihmojnë në ripyllëzimin e 30 milionë hektarëve tokë të degraduar.
“Ne do të flasim me sektorin e biznesit për një politikë për të ripyllëzuar 30 milionë hektarë tokë të degraduar me pemë që mund të përdoren nga industria e mobilieve”, tha Lula.
Tetë vendet e Organizatës së Traktatit të Bashkëpunimit në Amazon (ACTO), Bolivia, Brazili, Kolumbia, Ekuador, Guajana, Peru, Surinami dhe Venezuela, do të takohen më 7-8 gusht në qytetin Belem në grykëderdhjen e lumit Amazon dhe temat kryesore të samitit do të jenë ruajtja e pyjeve dhe siguria përgjatë kufijve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni