Presidenti i Gjermanisë Steinmeier uron për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

17 Shkurt 2025 | 07:10

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme në përkrahje të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian të Kosovës.

Steinmeier ka potencuar se në çështjet e politikës së jashtme, Kosova është pozicionuar qartësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, në shkelje të të drejtës ndërkombëtare.

“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë në politikat e sigurisë, reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë. Gjermania mbështet në mënyrë të pandryshuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe dëshiron që ajo të bëhet anëtare e BE-së”, thuhet në urim.

Gjermania në shkurt 2008 ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë

Dy shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshime për krime lufte kundër popullësisë civile shqiptare në Kosovë. Mediat në...
10:04 | 28/07/2026

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026