Presidenti i Iranit: Teherani mund ta përballojë rikthimin e sanksioneve

21 Shtator 2025 | 08:36

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, u zotua të shtunën se Irani do ta tejkalojë ndikimin e rivendosjes së sanksioneve ndaj tij, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi kundër heqjes së përhershme të sanksioneve ndaj Teheranit.

“Përmes rikthimi të sanksioneve ata bllokojnë rrugën, por janë truri dhe mendimi ata që e hapin ose e ndërtojnë rrugën”, tha Pezeshkian në deklarata të transmetuara nga televizioni shtetëror.

“Ata nuk mund të na ndalin. Mund t’i godasin Natanzin ose Fordonë (objektet bërthamore të sulmuara nga SHBA dhe Izraeli në qershor), por ata nuk e kuptojnë se janë njerëzit ata që ndërtuan dhe do ta rindërtojnë Natanzin”, shtoi Pezeshkian.

Vendimi i Këshillit të Sigurimit erdhi të premten pasi Britania, Franca dhe Gjermania nisën muajin e kaluar një proces 30-ditor për rivendosjen e sanksioneve, duke akuzuar Teheranin se nuk po respektonte marrëveshjen e vitit 2015 me fuqitë botërore, e cila synonte të mos e lejonte atë të zhvillojë ndonjë armë bërthamore.

Ato i vendosën kushte Teheranit, të cilat ky i fundit duhej t’i plotësonte gjatë shtatorit, në mënyrë ato ta shtynin aktivizimin e “mekanizmit për rikthimit automatik” të sanksioneve të OKB-së.

Irani mohon se ka ndonjë synim të tillë.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi përballë kërkesave të tepruara, sepse kemi fuqinë ta ndryshojmë gjendjen”, theksoi Pezeshkian, sipas mediave shtetërore.

Për shtyrjen e rikthimin të sanksioneve për gjashtë muaj, në mënyrë që të mundësohen bisedime serioze, Irani kushtëzohej që t’u lejonte përsëri qasje inspektorëve bërthamorë të OKB-së në objektet bërthamore të Teheranit – të cilët gjithashtu do të kërkonin llogari për rezervat e mëdha të uraniumit të pasuruar të Iranit – si dhe me përfshirjen në bisedime me SHBA-në.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026