Presidenti i Kinës premton 50 miliardë $ mbështeteje financiare për Afrikën

5 Shtator 2024 | 09:32

Presidenti i Kinës, Xi Jinping premtoi të enjten më shumë se 50 miliardë dollarë financim për kontinentin afrikan dhe njoftoi ngritjen e pikave të bashkëpunimit me të gjitha vendet anëtare në “nivel strategjik”.

Qeveria kineze “do të sigurojë 360 miliardë juanë (50.7 miliardë dollarë) mbështetje financiare për vendet afrikane gjatë tre viteve të ardhshme”, tha Xi në Samitin e 9-të të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë në Pekin.

Xi deklaroi se marrëdhëniet e Kinës me kombet afrikane ishin “tani në nivelet më të mira në histori”.

Duke iu referuar premtimeve për financim të ri, udhëheqësi kinez tha se më shumë se gjysma e 50 miliardë dollarëve do të jenë kredi, ndërsa gati 11 miliardë dollarë do të jepen në lloje të ndryshme grantesh.

Ai gjithashtu përfshin 10 miliardë dollarë investime përmes firmave kineze, tha 71-vjeçari Xi, i cili gjithashtu udhëheq Partinë Komuniste Kineze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026