Presidenti i Kolumbisë paralajmëron Trump-in: Çdo sulm do të thotë “deklaratë lufte”

3 Dhjetor 2025 | 07:50

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili më 2 dhjetor njoftoi se ushtria amerikane mund të nisë goditje tokësore në Amerikën Latine si pjesë e luftës kundër trafikut të drogës.

Në një postim në X, Petro tha se çdo sulm amerikan ndaj territorit kolumbian do të konsiderohej si akt agresioni që do të çonte drejtpërdrejt në konflikt të armatosur. “Një sulm ndaj sovranitetit tonë do të thoshte një deklaratë lufte”, shkroi ai, duke paralajmëruar Uashingtonin: “Mos shkatërroni dy shekuj marrëdhëniesh diplomatike.”

Petro gjithashtu e ftoi presidentin Trump të vizitojë Kolumbinë për të parë nga afër përpjekjet e Bogotës në luftën kundër mafias së drogës, duke theksuar se vendi i tij po përballet në terren me rreziqe dhe sfida të mëdha.

Deklaratat e të dy udhëheqësve kanë ngritur tensionet mes dy vendeve, duke hapur një kapitull të ri pasigurie në marrëdhëniet SHBA–Kolumbi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026